E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet: 4-mujori, 1.11 miliarde leke me teper ne buxhet

Administrata tatimore, sivjet ka mundur te derdhe me shume para ne arken e buxhetit te shtetit, sesa gjate viti te kaluar. Konkretisht, jane 1.11 miliarde leke, qe kreret e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, i raportojne si tejkalim te parashikimeve te tyre per kater muajt e pare te ketij viti. “Gjate periudhes janar-prill 2013, administrata tatimore ka treguar nje performance te larte te punes se saj, duke e realizuar planin e mbledhjes se te ardhurave ne masen prej 102.18%, ose 1.11 miliarde leke me teper”,- citojne saktesisht ata. Duke shtuar me tej dhe faktin, se krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, realizimi i planit te te ardhurave tatimore, rezulton me nje tejkalim prej 1.48 miliarde lekesh, c’ka perkon me nivelin prej +2.92 % me shume para per buxhetin e shtetit. Dhe e gjithe kjo, sipas DPTT-se, rezulton te kete ndodhur pikerisht fale zbatimit te strategjise se permbushjes vullnetare, ne te njejten kohe, edhe menyres se re te planifikimit operacional per vitin 2013 nga administrata tatimore. “Ato kane sjelle rezultate pozitive ne menyre rritese lidhur me shtimin e nivelit te vetedeklarimit te tatimpaguesve, ngritjen e nivelit te sherbimeve per ta, por edhe maksimizimin e mbledhjes se tatimeve dhe detyrimeve te tjera tatimore, per te plotesuar objektivat e vendosura nga qeveria shqiptare”,- citojne me tej drejtuesit e DPTT-se. Me tej, duke iu referuar shifrave konkrete, ata detajojne se te ardhurat e realizuara nga TVSH-ja, gjate 4 muajve te pare te ketij viti, rezultojne te jene 8.41% me shume se plani, ose mbi 800 milione leke me teper. Per te vijuar me tej, me realizimin e te ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin, te cilat rezultojne se jane realizuar ne masen prej 112.24%, ose 704 milione leke me shume se plani i vendosur nga qeveria. Apo me tejkalimin e siguruar nga Tatimi mbi te ardhurat personale, i cili flet respektivisht per mbledhjen e 236 milione lekeve me shume, ose 2.52% me shume se plani. Sikunder, edhe mbledhja e kontributeve te sigurimeve per 4-mujorin, rezulton gjithashtu, qe te jete rritur, konkretisht me 460 milione leke me teper ose +2.5%, krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2012.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›