E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nexhmije Pagarusha ne 80-vjetorin e lindjes, thirrje per dashuri ndaj Kosoves

Para dy ditesh ikona e muzikes shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka festuar 80-vjetorin e lindjes se saj. Ne kete dite te vecante, Pagarusha nuk ka nguruar te beje edhe nje thirrje per me teper dashuri dhe kujdes ndaj njerezve dhe Kosoves: “Vetem atehere kur te arrijme qe te largojme edhe nje fije shkrepese nga rruga, atehere do ta duam vertete njeri- tjetrin e do ta duam kete vend te lare me gjak deshmoresh”. Ne ditelindjen e saj te 80-te ate e kane vizituat figura te rendesishme te artit dhe politikes kosovare, ku mes falenderimeve te shumta, kengetarja e madhe zbuloi edhe pengun e jetes se saj, duke treguar deshiren e madhe per realizimin e nje projekti ne Kosove: “Te mos vdes pa e pare nje opera. Se kemi kengetare shume te mire”. Pak jave me pare, ne shenim te pervjetorit te 80-te te kengetares i eshte publikuar albumi i pare ne karrieren disa dekadeshe. Ne kete dite, legjenda shqiptare e muzikes, Nexhmie Pagarusha ka kthyer ne vemendje edhe nje here karrieren dhe dashurine qe ka nga publiku shqiptar per te. Ne nje prononcim per mediat kosovare ajo eshte shprehur se ndjehet shume e lumtur per gjithe mirenjohjen qe ka marre nder vite. “Ndjehem shume mire qe gjendem ne mesin tuaj me gjithe kete dashuri qe me rrethon. Karrieren e kam perfunduar pak heret, por eshte kjo dite ajo qe ma perkujton dashurine qe kam nga publiku, nga njerezit, nga te gjithe shqiptaret”. Dua te falenderoj te gjithe qe me gjenden prane, qe me kane perkrahur dhe me duan, i uroj te gjitheve shume shendet dhe jete te gjate”, eshte shprehur Pagarusha. Dita e lindjes se saj eshte festuar ne nje ceremoni private ne nje restorant ne Prishtine. Nexhmije Pagarusha konsiderohet si nje prej emrave me te medhenj ne historine e muzikes shqiptare. Shkollen fillore e kreu ne Malisheve, kurse studimet universitare ne shkollen e muzikes ne drejtimin e solo-kantos i mbaroi ne Beograd. Ajo e filloi karrieren muzikore pas perfundimit te studimeve ne Radio Prishtina ne vitin 1948. Karriera e saj zgjati per 40 vjet me radhe dhe eshte e veshtire te thuhet se cilit zhaner i takon, sepse ajo kendoi pothuajse te gjitha rrymat muzikore te asaj kohe. Interpretimet e saj ne muziken popullore jane cilesuar si te perkryera, ashtu sikurse interpretimet e saj ne muziken klasike. E ashtuquajtur “Bilbili i Kosoves” ajo arriti nje popullarizim te jashtezakonshem jo vetem ne trojet shqipfolese, por ne mbare Ballkanin dhe me gjere. Ajo madje ka mbajtur disa turne me ansamblin “Shota”, duke perfshire edhe nje turne ne Izrael. Nje prej kengeve te saj me te dashura eshte “Baresha”, pa perjashtuar as kenget e tjera si “Ani More Nuse”, “Mora Testin”, “Kur me shkon si zogo n’hava”, “Kur me del ne dere” dhe shume e shume kenge te tjera. Nexhmije Pagarusha e perfundoi karrieren e saj ne vitin 1984, pasi mbajti nje koncert te madh ne Sarajeve. Ne vitin 2000 ajo iu rikthye skenes ne televizionin shqiptar per te performuar kengen “Per Ty” dhe ate pas plot 16 vitesh mungese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›