Kriza, plani 500 milionësh
Të ardhurat nga privatizimet dhe rezerva e qeverisë do të jenë dy shtyllat kryesore në drejtim të shmangies së krizës së mundshme financiare që ka përfshirë mbarë botën. Edhe pse shprehet optimiste, qeveria u druhet efekteve negative, të cilat mund të sjellin ulje të fuqisë blerëse dhe rënie të të ardhurave në buxhet. Ministri i Financave, Bode, në konferencën e fundit për këtë vit ka pranuar rreziqet, por siguroi se do të merren të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që kërkesa e brendshme për konsum të mos ulet. Shtylla e parë për përballimin e krizës do të jetë fondi rezervë prej rreth 20 miliardë lekë ose 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Me këtë fond, qeveria do të ndërhyjë me anë të politikës së rritjes së pagave më herët se zakonisht, në mënyrë që t‘i japë mundësi konsumatorit të kryejë shpenzime. Shtylla e dytë ku do të mbahet fort qeveria është privatizimi, nga i cili parashikohet të sigurohen afro 300 milionë USD. Në total bëjnë 500 milionë dollarë rezerva për ekonominë, të mjaftueshme, sipas ministrit Bode, për të shmangur krizën.
Hapat
"Për çdo eventualitet të mundshëm të zhvillimeve në ekonomi ne kemi rreth 2% të PBB-së, që janë rreth 20 miliardë lekë ose më shumë se 200 milionë USD kontigjencë për vitin 2009. Kjo për të parë muaj pas muaji zhvillimet në ekonomi dhe alokimin e kësaj kontigjence në ata sektorë, politika dhe investime që do të konsiderohen më efikase në raport me parandalimin e çdo efekti të krizës në ekonominë tonë. Ndërkaq, ne po bëjmë kujdes, sikurse e thashë, që të gjitha të ardhurat nga privatizimet t‘i fusim në ekonomi gjatë vitit 2009 dhe sa më shpejt", tha Bode. Të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s qeveria nuk i ka përdorur në mënyrë të plotë. Janë rreth 125 milionë euro në dispozicion, të cilat mund të preken në masën 5-10 milionë euro për vitin 2008 dhe gjithë pjesa tjetër do të destinohet për vitin 2009, për të vijuar mbështetjen e programit të investimeve publike, por edhe për të pakësuar borxhin publik. Po kështu do të përdoren dhe të ardhurat nga OSSH-ja, një pjesë e të cilave do të përdoren edhe për të rregulluar pozicionin financiar të KESH-it, të ardhurat nga privatizimi i INSIG-ut, nga privatizimi i AMC-së dhe të gjitha privatizimet e tjera që do të realizohen gjatë vitit 2009. "Mendoj që janë një tërësi masash, nga ana e sigurisë që vetë buxheti të jetë faktor stabiliteti dhe nxitje për ekonominë dhe nga ana tjetër ju e dini që kemi ndjekur dhe do të vazhdojmë të ndjekim një politikë për të mbajtur të lartë kërkesën në treg, për të mos pakësuar kërkesën konsumatore në treg për aq sa u takon punonjësve buxhetorë dhe gjithë shtresave që përfitojnë nga buxheti. Një politikë pagash, e cila do të jetë në të njëjtat ritme sikurse dhe në vitin 2008, por me një avancim 2 muaj më parë, nga data 1 maj, që do të thotë një mundësi më e madhe për të futur një sasi më të madhe parash në duart e qytetarëve, për të mbajtur të lartë kërkesën konsumatore", tha ministri Bode.
Borxhi
Një tjetër masë po aq e rëndësishme është huamarrja prej 300 milionë eurosh që do të përdoret në 2009-ën. Kredia do të përdoret si injektim për ekonominë, sidomos për bankat, në mënyrë që kreditimi të vijojë normalitetin. Ministri Bode tha gjithashtu se këto para do të merren nga tregu i huaj, duke mos dashur të ndikojë në sistemin likuid të bankave tona. Një tjetër arsye lidhet edhe me interesat, të cilat në tregun vendas janë më të larta.
Siguria
"Paratë nën jastëk"
"Dhe nuk besoj se sistemi bankar do të ketë probleme, as nuk ka pasur dhe as nuk ka probleme. Paratë në sistemin bankar janë 100% të sigurta për vlerën e tyre nominale. Nëse do të ketë zhvlerësim, atë do ta pësojë më shumë qytetari që i ka futur paratë nën jastëk dhe jo ai që i ka në banka. Pra bankat në Shqipëri nuk kanë probleme", është shprehur dje ministri i Financave.