E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës, tregtarët reagojnë me vonesë

Përfundimisht qeveria shqiptare është kundër hyrjes në tregun e karburanteve. Edhe pse një gjë të tillë e bëri me pagat në privat, me referencat në dogana etj., te karburantet "tregu nuk preket". Ministri i Financave e ripërsëriti edhe dje në konferencën e fundvitit për shtyp, se "shteti nuk mund të ndërhyjë në një treg ku operojnë rreth 50 shoqëri importi karburantesh". Duke sqaruar rolin e qeverisë në disa politika, siç janë referencat në disa zëra, ministri pranoi ndërhyrjen me justifikimin e rritjes së të ardhurave dhe uljes së informalitetit. "Nëse kemi ndërhyrë më parë me çmime reference,kemi vendosur çmimet dysheme për të marrë taksa dhe jo për të komanduar tregun", tha Bode. Për tregun e karburanteve qeveria ka marrë masa në mënyrë që subjekti importues të paguajë taksat deri në çmimin e pakicës. "Është krijuar ideja se ka një marzh shumë të madh fitimi. Mund t‘ju them që nuk është aq i madh sa çmendoni ju (gazetarëve). I gjithë tregu i karburanteve luan për 4-5 lekë të reja. Këtu është konkurrenca", shtoi kreu i Financave. Në bazë të disa llogaritjeve të bëra nga mediat, duke marrë këtë normë fitimi prej 5 lekësh, rezultoi se çmimi i naftës në treg duhej të shitej të paktën 20 lekë të reja më lirë. Megjithatë, ministri pranoi disa të meta në sektorin e karburanteve. "Kur rriten çmimet në tregun ndërkombëtar, ata brenda 24 orëve rritin çmimet në vend dhe sigurisht që për karburantet që kanë gjendje llogarisin se kanë bërë një fitim shumë të madh dhe janë shumë të kënaqur. Kur bien çmimet, sigurisht që humbjen nuk e pranojnë, sepse përsëri kanë rezerva dhe çmimet e reja i gjen me mall të paguar më shtrenjtë dhe kërkojnë që këtë ulje ta nxjerrin deri në qindarkën e fundit, duke mos reaguar ndaj tregut", tha Bode. Pavarësisht kësaj, interes për qeverinë është niveli i të ardhurave që sigurohet nga tregu i karburanteve dhe jo çmimi i ofruar në treg. Të paktën kështu la të kuptohej ministri Bode, i cili tha se në sektorin e karburanteve taksat vilen deri në qindarkën e fundit.

Monopoli
Në treg, sipas ministrit, janë rreth 50 kompani që importojnë karburante. "Pra nuk ka monopol të licencave. Autoriteti i konkurrencës ka të drejtën për të operuar", tha Bode, i cili shtoi në fund se ajo që qeveria ka në dorë dhe e ndjek deri në fund është pagimi i taksave sipas çmimeve me të cilat operojnë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›