Tatimet Monitorim i rrepte subjekteve gjate sezonit turistik

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron të gjithë operatorët turistik, veçanërisht në brezin bregdetar nga Shkodra në Sarandë, se do të jenë nën monitorim e vazhdueshëm të administratës tatimore, gjatë sezonit veror. Përmes një deklarate për mediat, ky institucion deklaron se do të ketë kontrolle dhe ndëshkime për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë aktivitet turistik dhe nuk janë ta pajisura me kasa fiskale, nuk lëshojnë kuponë tatimorë apo nuk deklarojnë punonjësit e tyre. Penalitetet për mosleshim kuponi fiskal fillojnë në masën 100 mijë lekë për bizneset e vogla dhe 200 mijë lekë për bizneset e regjistruara në TVSH.
Ndërkaq, kuadër të kontrolleve që Tatimet kanë ushtruara vetëm për javën e parë të qershorit mbi bizneset në rrethe, ne 279 raste , gjate kontrollit janë konstatuar mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, të cilat janë konfiskuar. Sasitë e mallrave të konfiskuara janë 11 automate lojëra fati, materiale “llotari sportive, një sasi e konsiderueshme pije freskuese dhe alkoolike.etj.
Për subjektet, kryesisht pika të shitjes së karburanteve të cilat nuk e kanë plotësuar akoma detyrimin e tyre ligjor për të instaluar pajisje fiskale janë vendosur 169 penalitete me vlerë totale 16.000.000 lekë .
Për shoqëritë e autorizuara të shpërndarjes së pajisjeve fiskale janë vendosur 47 penalitete me vlerë totale 4.800.000 lekë.
Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije të gjithë tatimpaguesit se ndryshimet e fundit të Ligjit “Për procedurat Tatimore”, e kanë hequr afatin prej 15 ditësh për t’u regjistruar në Q.K.R në rast të mosregjistrimit të aktivitetit të tyre. Në rast se tatimpaguesit gjenden të paregjistruar administrata tatimore menjëherë konfiskon mallrat që gjenden në zotërim të tatimpaguesit.