E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet e bashkise rriten arktetimet ne Korrik

Shtimi i kontrolleve dhe vjelja e borxheve që bizneset kanë ndaj bashkisë së Tiranës kanë sjellë një rritje të dukshme të të ardhurave. Drejtoria e Tatim-Taksave ka njoftuar se muaji korrik ka njohur realizim të të ardhurave rreth 55 për qind më të lartë se korriku i vitit të shkuar, ndërsa për gushtin deri më tani rritja është rreth 68 për qind.

Sipas Drejtorisë së Tatim-Taksave, janë shtuar dhe kontrollet te bizneset në disa herë në muaj nga një apo dy herë në vit që kryheshin më parë. Kështu  janë evidentuar 370 subjekte tregtare të paregjistruara. Gjatë këtyre ditëve, në bashkëpunim me policinë bashkiake janë marrë masa për lirimin e hapësirave publike duke ndërhyrë në rreth 250 raste.

Tatimorët e Bashkisë kanë nisur dhe vjeljen e detyrimeve në mbi 370 biznese të mëdha dhe VIP. Fillimisht ata janë njoftuar për detyrimet e prapambetura dhe penalitetet ndërsa pritet vjelja e tyre brenda ditëve në vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›