E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i mishit bllokohen dhjetra tone importi

Disa dhjetra ton mish importi nuk janë lejuar të hyjnë për konsum në tregun shqiptar. Duke folur për Albanian Screen, drejtues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit thanë se para disa ditësh kanë bllokuar para hyrjes në doganë ngarkesën. Sasia nuk dihej, por verifikimi i origjinës së mishit solli dhe vendimin për bllokim.

“Kanë qenë tre kontenierë që unë I kam bërë prezentë pa hyrë në zonën e ndërmjetme, pra pa u paraqitur në inspektimin tonë dhe të doganës. I kam bërë shkresë menjëherë doganës që të kthehen menjëherë mbrapsht dhe ato janë kthyer. Kemi patur kontakte të vazhdueshme me bisnesin dhe ata të gjithë janë koshient që nuk mund të marrin iniciativa të tilla sepse I rëndon xhepin e tyre, fundja”- tha Juka.

Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit ka ekspertë veterinerë dhe të ushqimit, të cilët kontrollojnë produktet me origjinë bimore ose shtazore.

“Respektivisht në të gjitha këto nëntë pika ka inspektorë- në të gjitha turnet që ushtron dogana, inspektorët e profilit veterinary të ushqimit dhe fito-sanitar. Ne marrim informacion 24 dhe 48 orë përpara për të gjitha produktet që hyjnë në republikën e Shqipërisë. Shqipëria merr mish vetëm nga thertore të autorizuara nga Bashkimi Europian. Ne marrim nga Brazili, nga vende të tjera, nga Amerika e Jugut, por janë të gjitha thertore të licencuara nga Bashkimi Europian”- tha Juka.

Kontrolle ka dhe te prodhuesit e brendshëm. Para pak ditësh AKU kreu një monitorim të plotë të qumështit, ku kryesisht u kontrollua për ngarkesë bakteriale. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›