Bie besimi në tregun e ndërtimit

Sipas studimit të Vrojtimit të Besimit nga Banka e Shqipërisë, keqësimi i lehtë në situatën e punësimit në këtë sektor kontribuoi negativisht edhe në treguesin e agreguar, që aktualisht shënon nivelin më të ulët në krahasim me mesataren e tij afatgjatë me rreth 16.9 pikë përqindje poshtë saj.
Në tremujorin e parë 2011, bizneset ndërtuese ulën vlerësimin e tyre për situatën e përgjithshme ekonomike dhe gjendjen e përgjithshme të biznesit të tyre. Kjo situatë lidhet me rënien e optimizmit të bizneseve të ndërtimit, që sipas BSH, ka si shkak, ndikimin negativ të problemeve që lidhen me infrastrukturën, marrëdhëniet me bankat dhe sektorin financiar, kuadrin ligjor dhe institucional, por dhe problemet me energjinë elektrike, që vlerësohet një nga pengesat për bizneset e industrisë në aktivitetin normal të tyre.
Gjatë tremujorit të dytë 2011, bizneset në sektorin e ndërtimit shprehen për ngadalësim të rritjes së çmimeve të prodhimit dhe rritje të gjendjes së inventarëve, çka krijon edhe përkeqësim të gjendjes së tyre financiare, thanë burimet e BSH./Start/
2011-08-18 09:07