E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK,BE dhe NATO diskutojnë për rolin e OKB në Kosovë.

 

Cili do të jetë roli i OKB-së në Kosovë? Kjo do të jetë tema e diskutimit në takimin e sotëm mes përfaqësuesve të UNMIK, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në Vjenë. Në takim do të shqyrtohet transformimi i pranisë së OKB-së në Kosovë thuhet në një publikim të gazetës 'Ekspres' nga Prishtina. UNMIK-u do të prezantohet në takim me zëvendës shefin e tij Lari Rosin. Gazeta citon se sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon  krahas konsultimeve të shumta me përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtare, deri tani nuk ka marrë vendim për fatin e misionit të OKB-së në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›