Tatimet ndërrojnë kreun e tyre, ikën Papajani vjen Spahia
Drejtoria e Përgjithshëm ka nderuar kreun drejtues të saj. Bëhet e ditur se qeveria ka vendosur shkarkimin e drejtorit aktual, Artur Papajani dhe zëvendësimin e tij me një ish-drejtues të doganave. Mësohet se në vend të Papajanit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave do ta drejtojë Gazmir Spahia. Nuk dihet motivacioni i shkarkimit të Papajanit, i cili u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në janar të 2009-ës, duke zëvendësuar në atë kohë Arben Sefgjinin. Gazmir Spahia, para se të emërohej në krye të Tatimeve mbante postin e drejtorit të Doganës në Vlorës. Shkarkimi i Papajanit vjen në një kohë kur tatimet po kritikoheshin për mosrealizim të planit me mbledhjen e të ardhurave.