Te prekurit nga reformat lum padish ne gjykate
Lum padish ne gjykate nga punonjesit e administrates shteterore te prekur nga reforma qe e kane cilesuar kete proces si te pavertete dhe jo te mbeshtetur ne ligj. Duke shpresuar ne zgjidhje ata i jane drejtuar gjykates me padi. Nga statistikat e kancelarise se Gjykates se Faktit Fier mesohet se qe nga muaji janar e deri ne shtator jane depozituar 400 kerkesa padi nga punonjesit qe kane lene punen si pasoje e shkurtimeve masive si dhe e reformave te zbatuara ne administraten shteterore. Pjesa me e madhe e padive te regjistruara ne gjykate i perkasin sektorit te naftes. Ne vend te dyte vjen sektori i arsimit dhe vendin e trete per kundershtim te humbjes se vendit te punes vjen sektori i energjetikes. Ne krahasim me nje vit me pare numri i atyre qe kane humbur vendin e punes e qe i jane drejtuar gjykates eshte me i larte gati 40 me shume. Kerkesat e padive kane pasur si objektiv kundershtimin e vendimit per humbjen e vendit te punes.
Nga shqyrtimi i te gjitha kerkesave te padise qe jane depozituar dhe qe i jane nenshtruar procesit gjyqesor mesohet se shkurtimet e punes jane kryer mbi bazen e te ashtuquajturave reforma apo dhe te nje performance te dyshimte te personit mbi te cilin eshte marre vendimi i largimit nga puna. Nga 400 padi 226 prej tyre kane perfunduar se gjykuari nderkohe qe 95 jane ne proces brenda afateve ligjore ndersa pjesa tjeter eshte ende ne faze shqyrtimi. Ne 70 te rasteve te padive te shqyrtuara kane fituar autoret e padive dhe gjykata ka vendosur demshperblim ne te holla. Por vetem nje pjese e tyre ka mundur te marre leket pasi asnje nga institucionet shteterore nuk eshte treguar i gatshem per dhenien e shumave te pagave per te cilat ka vendosur gjykata.