E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liri Berisha "rremben "Gruaja e vitit"

Bashkeshortja e kryeministrit ka "rrembyer' cmimin e dhene nga rrjeti i Informacionit te Grave ne Washington DC, si "Gruaja e vitit". Ky cmim i larte i eshte dhene Liri Berishes me motivacionin per angazhimin e saj ne boten e gruas, vecanerisht per grate ne nevoje dhe per punen e saj te palodhur per ta bere boten nje vend me te mire per grate dhe per te gjithe qytetaret. Ky cmim do ti dorezohet zonjes liri Berisha nga zonja Karen Mulhauser, e cila eshte nje nga figurat me te shquara te aktivitetit ne mbrojte te te drejtave te grave. Znj. Mulhauser eshte Kryetare e Bordit Keshillimor te EIN, qe prej themelimit te kesaj organizate. Zonja Mulhauser ne vazhdimesi ka mbeshtetur promovimin e grave dhe vajzave ne jeten shoqerore dhe politike te Amerikes. Rrjeti me qender ne Washington eshte themeluar ne vitin 1989 dhe bazohet mbi idene se grate mund te ndihmojne njera tjetren drejt arritjes se suksesit. Anetaret e ketij rrjeti jane gra demokrate, te angazhuara politikisht, te cilat punojne ne Kongresin dhe Administraten amerikane, grupime te mendimit politik, kompani konsulente, etj. EIN ka rrjetin e saj ne Kongresin Amerikan (Senat dhe House), me perberjen e 5 senatoreve dhe 38 kongresmeneve si dhe te Kryetarja e Dhomes se Kongresit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›