E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Italia ndihme Shqiperise

Italia eshte e gatshme te mbeshtese dhe monitoroje Shqiperine deri ne liberalizimin e vizave me vendet e BE-se ne janar te vitit 2010. Keshtu u shpreh dje Ministri Italian i Puneve te Brendshme, Roberto Maroni, ne fjalen e mbajtur ne Konferencen e nente te Ministrave, per emigracionin e paligjshem, kriminalitetin, terrorizmin dhe korrupsionin. Ne Brdo te Sllovenise, Ministri Maroni, shprehu mbeshtetjen per Shqiperine ne menyre qe arrihen objektivat per levizjen e lire te shtetasve, brenda vitit te ardhshem. Sipas ministrit italian, procesi i liberalizimit te vizave, i filluar perpara gjashte vjetesh, eshte nje nga mjetet e luftes kunder hyrjes se emigranteve te paligjshem nga vendet ballkanike. Ne nje takim me Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian ne nje deklarate per shtyp, Maroni theksoi se Italia eshte e gatshme te mbeshtese dhe monitoroje Shqiperine deri ne liberalizimin e vizave me vendet e BE-se ne janar te vitit 2010. Ai nenvizoi se liberalizimi i vizave per vendet e gadishullit Ballkanik do te jete nje zhvillim i ri. Nder te tjera Ministri Maroni shpjegoje se deri tani Maqedonia eshte ne rregull, Mali i Zi dhe Serbia po i afrohen, por Shqiperia dhe Bosnja ka edhe disa hapa per te bere deri ne janar te 2010. "Italia eshte e gatshme te ndjeke Shqiperine ne menyre qe nga nje janari i vitit 2010 ajo te pershtatet me normat qe duhen per liberalizimin e vizave", deklaroi ministri i Brendshem italian. Deklarata e ministrit Maroni, eshte ne kuader te mbeshtetjeve te vazhdueshme qe Italia ka shprehur per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian per Shqiperine dhe per ecurine e procesit te liberalizimit te vizave. Jo pak here, Ministri i Jashtem Italian, Franko Fratini eshte shprehur per nje shqyrtim dhe pranim sa me te shpejte te kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit kandidat, si dhe procesin e liberalizimit te vizave. Qeveria shqiptare, eshte optimiste se, ne vitin e pare te mandatit te dyte te qeverisjes, do te realizoje levizjen e lire te shtetasve shqiptare, ne vendet e Bashkimit Evropian. Ky ishte nder premtimet kryesore edhe ne fushaten elektorale te Partise Demokratike, per zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Ne kete kuader, edhe ne diten e pare te punes pas rizgjedhjes ne krye te Parlamentit, Jozefina Topalli, premtoi dy dite me pare, ne Postribe te Shkodres se qeveria do te mbaje fjalen e dhene dhe do te realizoje levizjen e lire te shtetasve shqiptare. Topalli permendi anetaresimin ne NATO, si nje nga premtimet e realizuara nga maxhoranca e djathte ne mandatin e pare. Nderkohe qe theksoi se ne kete mandat te dyte, prioritetet kryesore jane liberalizimi i vizave si dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.

Shqiperia, qe ne fund te prillit, kerkese per statusin e vendit kandidat

Ne 28 prill, Kryeministri Sali Berisha, i dorezoi homologut te tij cek, Mirek Topolanek, vendit qe kishte presidencen e radhes se BE, kerkesen per statusin e vendit kandidat ne BE. Ndonese vleresoi kerkesen, Topolanek tha se Shqiperia ka ende pune per te bere dhe siguroi se procesi do te kurorezohet me sukses. Nderkohe qe procesi i pajisjes se qytetareve me pasaporta biometrike po ecen me ritme te shpejta, duke plotesuar ne kete menyre nje nga kushtet per heqjen e regjimit te vizave.

Fratini kerkoi konference per anetaresimin ne BE

Ministri i Jashtem Italian, Franko Fratini i beri thirrje pa kohe me pare, Bashkimit Evropian, qe te mos leje ne harrese, kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Kreu i diplomacise italiane kerkoi qe BE, te pranoje sa me shpejt kerkesen e Shqiperise. Ministri i Jashtem Italian, sugjeroi gjithashtu, mbledhjen e nje samiti me kreret e qeverive te vendeve te Ballkanit, per te vendosur konkretisht mbi hyrjen ne BE te ketyre vendeve. "Dhjete vjet nga fundi i shperberjes se ish Jugosllavise, ka ardhur momenti qe keto qeveri te marrin persiper pergjegjesite e tyre. Une propozoj nje konference mes te gjitha vendeve te rajonit per te favorizuar procesin e anetaresimit ne BE, te vendeve si Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqiperia", u shpreh Fratini, kohe me pare. Sipas tij me nje menyre te tille, jepet nje sinjal politik i nivelit te larte dhe Bashkimi Evropian duhet te qartesoje, nese deshiron apo jo Ballkanin Perendimor brenda BE-se. Brukseli sipas ministrit, nuk duhet te fshihet me pas formaliteteve, por te percaktoje kohen e sakte per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor qe kerkojne te jene pjese e Bashkimit Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›