Tatimet, rikthen në skemë 100 subjekte në Lushnje
Kontrollet e njëpasnjëshme të tatimorëve në qytetin e Lushnjes kanë zbuluar se në 3 muajt e parë të vitit rreth 250 subjekte nuk ishin regjistruar pranë organeve tatimore. Masat administrative të marra nga organet tatimore kanë ndikuar që rreth 100 subjekte ti rikthehen skemës dhe të regjistrohen, por ende 150 prej tyre janë të palicencuara, ndaj të cilave Drejtoria e Tatim-Taksave po përshkallëzon masat administrative. Drejtuesit e kësaj dege kanë përshkallëzuar masat duke përfunduar procedurën për kallëzim penal. Në këtë qytet punojnë 9 grupe pune, që në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po kryejnë veprimet e sekuestros së bizneseve, që edhe pas bllokimit të aktivitetit nuk janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.