Tatimi, sa do të paguani për pasuritë e paluajtshme
Kriteret bazë për të bërë përllogaritjen dhe kontratën e shitjes. Ministria e Financave shpall tabelën e re të përllogaritjes së vlerës
Zbardhen kriteret e reja të normës së tatimit për pronat e paluajtshme. Ministria e Financave ka “modifikuar” udhëzimin e një viti më parë, ndërsa kanë ndryshuar koeficientët e vlerës së pronës sipas zonave apo qarqeve por në disa raste dhe mënyra e përllogaritjes së tyre. Sipas udhëzimit të ri parashikohet që në çdo rast, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtesë, tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky rregull nuk zbatohet vetëm në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast, tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në Nenin 20 të Ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Përcaktimi i vlerës në blerje bazohet në kontratën paraardhëse të blerjes. Në rast se kontrata paraardhëse e blerjes është kryer në monedhë të huaj (si euro, dollarë etj.) kryhet konvertimi në lekë me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është kryer blerja. Në rast se pasuria është blerë me kredi në monedhë të huaj, në momentin e shitjes do të bëhet konvertimi në lekë i çmimit të blerjes si mesatare e ponderuar e pagesave të kësteve të kredive me kursin e këmbimit të ditës në të cilën është paguar kësti i kredive.
Amortizimi
Në rastet e shitjes së ndërtesave me koeficient amortizimi mbi 50%, vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme për efekt të tatimit do të përcaktohet nga persona të licensuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Enti Kombëtar i Banesave (EKB) të gjitha kontratat që lidh me qytetarët për shitblerjen e banesave i vlerëson dhe i shet me koston reale të të gjitha shpenzimeve direkte që janë bërë për ndërtimin e apartamentit. Vlerësimi i apartamentit që i dorëzon qytetari EKB-së bëhet duke shumëzuar sipërfaqen e shfrytëzimit të apartamentit me koston mesatare, të miratuar me vendime të Këshillit të Ministrave përkatëse, të vitit kur është marrë në dorëzim banesa e re e ndërtuar nga EKB me fonde shtetërore, në të cilën është trajtuar qytetari që e dorëzon këtë apartament.
Nuk i nënshtrohen dispozitave të këtij udhëzimi rastet e shitjes së detyruar të pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta, kur procedura e shitjes është e parashikur në akte ligjore e nënligjore. Në rastet e shitjes me rezervë të pronës, të parashikuar nga nenet 746-749 të Kodit Civil, tatimi i kalimit të së drejtës së pronësisë së paluajtshme paguhet në momentin kur paguhet kësti i fundit i çmimit të kontratës. Tatimi mbi të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë paguhet nga individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme llogarisin dhe arkëtojnë detyrimin tatimor përkatës, sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe në këtë udhëzim.
Shlyerja
Pagesa e detyrimit tatimor bëhet para kryerjes së regjistrimit të aktit të kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme, në ZVRPP, në përputhje me aktet ligjore. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme mbledhin tatimin lidhur me kalimin e së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme dhe e derdhin atë brenda 10 ditëve nga kryerja e veprimeve për llogari të organeve tatimore. Brenda datës 10 të muajit pasardhës, zyrat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme dërgojnë në degën përkatëse të tatimeve evidencën përkatëse, e cila përmbledh emrin e individit tatimpagues, shumën e llogaritur të tatimit mbi të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë, si dhe numrin dhe datën e dokumentit të derdhjes së këtij detyrimi në organin tatimor. Ngarkohet Ministria e Drejtësisë për njohjen zyrtare të zyrave noteriale me këtë udhëzim, lidhur me respektimin e zbatimit të çmimeve minimale fiskale të përcaktuara. Mosrespektimi i çmimeve në kontratat e noterizuara të shitjeve të pasurisë së paluajtshme konsiderohet kundërvajtje administrative për zyrat e noterisë dhe penalizohen sipas dispozitave ligjore në fuqi. Në rastet kur individët, nëpërmjet aktit noterial, kanë bërë kalimin e së drejtës së pronësisë përpara datës 1 janar 2008, por nuk kanë paguar detyrimin tatimor dhe paraqiten pas kësaj date për të kryer regjistrimin në sportelet e zyrave vendore të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, detyrimi tatimor do të llogaritet sipas dispozitave të Nenit 11 të Ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me Ligjin Nr. 9716, datë 16.04.2007.
H. Hasani
4 Prill 2009