Koeficientët e shitjes për të gjitha zonat e Tiranës
Specifikisht, në rastet e shitjes së ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetin e Tiranës, çmimi minimal i shitjes për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi përcaktohet përsa më poshtë:
a) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;
b) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;
c) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi zyra dhe magazina është i njëjtë me çmimin e sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;
ç) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për parkim të hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;
d) çmimi për 1 m2 sip. ndërtimi për bodrume është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas zonave të Tiranës;
dh) për ndërtimet në Komunën Farkë, çmimi minimal fiskal i shitjes 73,200 lekë/m2, për Komunën Dajt 61, 000 lekë/m2, për Komunën Kashar 48, 800 lekë. Për ndërtimet në komunat e tjera të Tiranës, çmimi minimal fiskal i shitjes llogaritet 36,600 lekë/m2;
e) për ndërtesat e privatizuara me Ligjin Nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.
Specifikisht, në rastet e shitjes së ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, në qytetet e tjera, çmimi minimal i shitjes për 1 m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet përsa më poshtë:
a) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për dyqane mallrash apo shërbimesh është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve.
b) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për garazh të mbuluar është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
c) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi zyra dhe magazinë është i njëjtë me çmimin e sip. të apartamenteve sipas qyteteve;
c) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për parkim i hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve;
d) çmimi për 1 m2 sipërfaqje ndërtimi për bodrume është 70 për qind e çmimit të apartamenteve të banimit sipas qyteteve;
dh) për komunat, çmimi minimal llogaritet 70 për qind e çmimit të qytetit përkatës;
e) për ndërtesat e privatizuara me Ligjin Nr.7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, për ndërtesat e ndërtuara nga vetë individët dhe të regjistruara deri më 31 dhjetor 2004, çmimi për 1 m2 është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.
4 Prill 2009