Tatuazh prostitutës, për ta identifikuar

Tatuazhi i 19-vjeçares
Një vajze 19-vjeçare që punonte si prostitutë i ishte bërë një tatuazh bar kode në mënyrë që të identifikohej. Vajzës i ishe vendosur kjo shenjë në mënyrë që të identifikohej pasi kishte tentuar të arratisej. Tatuazhi i ishte bërë në qafë.
Policia spanjolle ka shpërbërë dy rrjete prostitucioni në Madrid që drejtoheshin nga persona me kombësi rumune. Autoritet bëjnë të ditur se në pranga janë vënë 22 persona.
Sipas policisë rrjetet e prostitucionit kontrolloheshin nga dy rumunë që ishin xhaxha e nip. Pas tentativës për largim, xhaxhai i kishte këshilluar nipit që në vend të ushqimit ti bënte tatuazhin vajzës për ta identifikuar. /F.S/