E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë vizitat në SHBA të politikanëve shqiptarë përveç Berishës

Share

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një vizitë dyditore, në të cilën do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Kongresin dhe Senatin Amerikan. Meta do ta nisë vizitën duke prezantuar një kumtesë në panelin e Qendrës për Marrëdhëniet Transatlantike të  universitetit John Hopkins në Uashington, me temë Çfarë mund ti tërheqë investimet e huaja në Shqipëri. Në këtë panel të do të jetë prezent edhe zv.asistent sekretari i DASH-it për Euroazinë, Philip Reeker, si dhe personalitete të njohura nga Ballkani, si p.sh., Kryeministri i Maqedoninë, Nikolla Gruevski. Paneli do të përqendrohet në zhvillimet politike dhe ekonomike në Europë, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekonomistë nga vendet e rajonit, Departamenti i Shtetit, Banka Botërore, OECD, dhe akademikë e analistë amerikanë, të cilët janë të interesuar për Europën. Pas përfundimit të këtij seminari të rëndësishëm rajonal, Meta do të zhvillojë takime në DASH dhe në Kongresin Amerikan. Takimi i kreut të LSI-së në SHBA vjen në një kohë kur Uashingtonin pak javë më parë e vizitoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, si dhe lideri i opozitës, Edi Rama. Këto vizita në kryeqendrën amerikane të politikës kanë patur të gjitha një koreografi të ngjashme, të organizuara nga Ambasadori Arvizu.

Po Berisha a do të ftohet në Departamentin e Shtetit?

E.Zaloshnja

http://respublica.al/artikuj/2012/3/26/vazhdojne-vizitat-ne-shba-te-politikaneve-shqiptare-pervec-berishes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›