E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet karburanti, Shkupi pushtohet nga biçikletat

Nëse më 22 shtator bëheshin apele të shumta që të shkohet në punë pa vetura, në këmbë ose me biçikletë, shtrenjtimi i karburanteve dhe përmirësimi i motit ka bërë që Shkupi të fillojë tiu ngjajë kryeqendrave të vendeve Nordike ose atyre të Evropës Perëndimore.

Shumica udhëtojnë në këmbë, me autobusë, por është mjaft i madh edhe numri i atyre që kanë zgjedhur si mjet më të shpejtë dhe efikas për të lëvizur nëpër qytet, biçikletën.

Një fakt të tillë e vërtetojnë edhe shitësit e biçikletave. Shitja e biçikletave në muajin mars për dallim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 30 për qind, që është një përqindje mjaft e rëndësishme dhe e papritur, thekson shitësi i biçikletave në Shkup, R.Ramadani.

Shitësit e veturave ankohen se nuk ka shitje të reja, qofshin vetura të reja ose të përdorura.  Në treg kërkohet më së shumti veturat që harxhojnë pak ose makina me gaz, që është burim energjetik më i lirë. /Zhurnal/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›