Tatuazhi i David Beckham sduhet të shihet nga fëmijët
Share
Ajo vishet me rroba si të një zonje, por në krahun e David Beckham, Victoria do të mbetet gjithmonë e zhveshur, vetëm me të brendshme dhe me këpucë me taka.
Por ky tatuazh i David Beckham është kthyer në shqetësim për shkollat, që kanë marrë një poster të Beckham, ku duket qartë tatuazhi. Ato janë ankuar se fëmijët nuk mund të kenë një poster të tillë. Beckham është pjesë e një fushate për fëmijët aktivë, sponsorizuar nga rrjeti i supermarketeve Sainsburys. Posterat janë shpërndarë në 47 mijë shkolla. Rrjeti i Sainsburys ka kërkuar falje për posterin.


