E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taulant Balla dhe Anastas Angjeli marrin çmimin Premio Mediterraneo

Share

Deputeti socialist, Taulant Balla, dhe përfaqësuesi tjetër i kësaj partie, ish-deputet dhe ish-ministër, Anastas Angjeli, janë nderuar në Itali me çmimin Premio Mediterraneo.

Angjeli është nderuar për kontributin e shquar në studimet shkencore të zhvillimeve dhe marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe universitare në vendet e Mesdheut, ndërsa deputeti Taulant Balla për kontributin e dhënë për bashkëpunimin dhe zhvillimet integruese vendeve të Euro-Mesdheut.

Fondacioni Mesdheu vlerëson me këtë çmim çdo vit personalitete të fushave të ndryshme, kryesisht të shkencës, edukimit, artit, kulturës, letërsisë dhe politikës për kontributin që këto personalitete kanë dhënë në drejtim të promovimit të vlerave euro-mesdhetare.

Gjatë edicioneve të shkuara këtë çmim e kanë marrë një sërë personalitetesh si: Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schultz, aktori me famë botërore, Michele Placido, eurodeputetja dhe gazetaria e njohur italiane, Lilly Gruber, nobelistja për paqen Betty Williams, gazetari italian Sandro Petrone, dhe shumë personalitete të tjera të rajonit të Mesdheut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›