Perfshirja e Venecias Haxhinasto Presim ne fillim Kolegjin

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto deklaroi se janë institucionet ato të cilat do të japin vendimin mbi ligjshmërinë e votave të numëruara të cilat ishin hedhur gabimisht në kuti të tjera. I pyetur nga mediat mbi alternativën e Komisionit të Venecias, kreu i punëve të jashtme u përgjigj se janë institucionet shqiptare ata të cilet duhet të vendsoin fillimisht.
“T’i japim kohën institucioneve shqiptare të shprehen, pasi ato janë kompetente, janë kushtetuese dhe të afta për të dhënë vendimin e tyre mbi këtë çështje”-tha Haxhinasto.
Haxhinasto u ndal dhe tek liberalizimi i vizave për Shqipërinë të cilin ai e cilësoi si një proces të suksesshëm, kjo dhe për vetë faktin se shqiptarët nuk paraqesin problematikë në kërkesat për azilkërkues pas deklaratës së ministrit belg teë emigracionit.
“Të jeni të sigurt që standartet që ka arritur Shqipëria janë solide. Janë standarte të cilat janë bazuar në punë dhe arritje konkrete dhe kjo është vlerësuar nga Komisioni Evropian, në momentin kur ka marrë vendimin pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin për një regjim të ri të lëvizjes drejt BE-së”-tha ai.
Deklaratat e kreut të punëve të jashtme u bënë gjatë një tryeze të organizuar për viktimat e minave, sfidat për përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre, por edhe sigurimin e nevojshëm shëndetësor.
Jul Kasapi