E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spielberg kundër robotëve

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 09:19

Regjisori i njohur filmik, Steven Spielberg, po përgatiti filmin e tij të ri "Robopocalypse” (Robopokalipsa), i cili trajton hakmarrjen përfundimtare ndërmjet njerëzve dhe robotëve.

"Robopokalipsa", në fakt, do të jetë një adaptim i romanit me të njëjtin emër të shkrimtarit Daniel H. Wilson, ngjarja e të cilit është e vendosur në të ardhmen e afërt. Robotët janë shndërruar në shërbëtorë të njerëzve, deri në kohën kur një inteligjencë misterioze artificiale, e fshehur thellë nën sipërfaqen e Alaskës, nuk përzihet, duke i kthyer robotët në vrasës të tmerrshëm. Si rrjedhojë, pason lufta apokaliptike mes njerëzve dhe robotëve.

Adaptimin dhe skenarin e filmit e ka bërë Drew Goddard, i njohur me skenarët e serialeve "Të Humburit” dhe “Alias” dhe të filmit “Cloverfield”.

Spielberg ka njoftuar se premiera e filmit do të jetë në vitin 2013, ndonëse nuk ka treguar se kujt do t’i besohen rolet kryesore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›