Tavo: Do vazhdojmë të sakrifikohemi për hir të integrimit
Share
Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Tavo, njëkohësisht deputet i LSI, dha një ditë më parë një intervistë për gazetën Shqip. Supozohej se do përbënte lajm fakti që Tavo paska thënë se mund të tërhiqen nga kandidatura e Zaganjorit. Në fakt nuk ngjalli asnjë interes. Por për çudi, pak më vonë, në një intervistë për studimepolitike.com, Tavo reflekton e thotë se mazhoranca ska asnjë arsye për tu tërhequr nga kandidatura e Zaganjorit. Por ajo që bie në sy në këtë intervistë është një frazë monumentale e Tavos: Ne do të vazhdojmë të sakrifikojmë dhe të sakrifikohemi në interes të vendit dhe të rrugës sonë europiane.