E Diel, 1 Nëntor 2026

Doda: Bllokimi i integrimit, Rama po merr hak ndaj shqiptareve Eva Gjura

Deputetja e Partise Demokratike Mesila Doda, gjate nje interviste per 'KJ', komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Ne lidhje me 10 pikat e propozuara nga kryetari i PS-se Edi Rama, me qellimin, sipas ketij te fundit, per te kapercyer ngercin politik, deputetja Doda shprehet skeptike, duke theksuar "Me ato propozime, nuk mendoj se kryetari socialist ka patur si qellim te ofronte nje rruge per te mundesuar lehtesimin e klimes politike ne vend. Keto 10 kushtet, -thekson zonja Doda,- ne pjesen derrmuese te tyre, jo vetem nuk kane lidhje me detyrimet e vendosura nga Komisioni Evropian, por jane haptas ne kundersens me parimet qe perendimi sot aplikon." Ne lidhje me pyetjen nese Shqiperia do te marre pergjigje pozitive apo jo, per statusin e vendit kandidat, deputetja Doda pergjigjet duke thene se statusi duhet merituar. "Ne,- thekson Doda,- nuk i kemi plotesuar kushtet e vendosura, sepse opozita nuk ka pranuar t'i bashkengjitet filozofise progresiste evropiane." Ajo thekson se Partia Socialiste duhet te ndryshoje mentalitet dhe te kuptoje se ka ikur pergjithmone koha, kur gjysma e kombit merr hak ndaj gjysmes tjeter te tij. "Te marresh hak ndaj shqiptareve, sepse nuk je votuar per te qene kryeminister, eshte thuajse njelloj e mbrapshte, si pushteti qe dikur vendoste qe Shqiperia te ishte anetare e traktatit te Varshaves. Ne akte finale, te dyja zgjedhjet, sjellin te njejtat pasoja." Ne lidhje me reformen zgjedhore, deputetja Doda sqaron se nese ceshtja e reformes do varet thjesht nga teknikalitetet, besoj se do kemi nje produkt shume te mire, cilesor e te perfunduar ne kohe optimale.

Kryetari i Partise Socialiste ka paraqitur publikisht 10 pika ne emer te opozites, si kushte drejtuar mazhorances, per te dhene votat ne Kuvend. Cili eshte komenti juaj per keto pika, sa te pranueshme jane ato?

Nuk mendoj se kryetari socialist ka patur si qellim te ofronte nje rruge per te mundesuar lehtesimin e klimes politike ne vend. Se pari, te kerkosh bonuse politike ne kembim te miratimit te kushteve qe do mundesojne integrimin e vendit, eshte parimisht e papranueshme. Integrimi eshte proces jetik per Shqiperine, jo vetem per demokratet, ndaj e gjej thelbin e kesaj negociate si te gabuar, dhe per nje lider politik, shenje e mungeses se permases vizionare, pa te cilen nuk do mundesohej suksesi i vete individit, qe merr persiper te drejtoje nje force politike drejt pushtetit.

Se dyti, 10 kushtet e fundit ne pjesen derrmuese te tyre, jo vetem nuk kane lidhje me detyrimet e vendosura nga Komisioni Evropian, por jane haptas ne kundersens me parimet qe perendimi sot aplikon. Kulmi arrihet kur kerkohet qe wikileaks-i te trajtohet si pikenisje e hetimeve penale, duke harruar qe opinioni publik dhe vete media serioze nderkombetare, ka marre nje pozicion etik lidhur me kete fenomen. Per me shume politikanet, njerezit qe supozohen se do duhet te kene maturine te drejtojne nje komb, nuk mund te shtrengohen nga 10 pikshi i fundit qe te trajtojne vjedhjen e anarshisteve no-global, si pike referimi ne zhvillimet e ardhshme te vendit. Kjo eshte jo vetem mungese vizioni, por prirje e paster e denigrimit te proceseve politike ne aksione anarshie, e deshires qe te teatralizojne e te bejne te pavertete, edhe ato momente qe kerkojne pergjegjesi e seriozitet te madh, sic eshte aspirata kombetare per integrim.

Se fundmi, sistemi i cili kemi zgjedhur, sistemi qe Edi Rama propozoi dhe votoi me ndryshimet e fundit kushtetuese, ka ne thelbin e tij, percaktimin e pozicioneve kryesore te piramides shteterore ne baze te vullnetit te maxhorances. Skenari qe u percaktua prej atij vete, do i shkonte per shtat nese do ishte ai fituesi, kondicion qe per fat nuk u vertetua. Ne kushtet e sotme kur maxhoranca eshte e legjitimuar te percaktoje pozicionet kryesore, ne respekt te Kushtetutes se vendit, kreu socialist hedh ne loje teken e tij te fundit, veprim i cili ngjan me ate te nje femije te llastuar qe kur sheh se po humb, bertet "anallim loje"...Politika nuk eshte zanat per kalamaj, kerkon vizion, pergjegjesi dhe mbi te gjitha te durosh me durim e dinjitet te gjitha pasojat, te mirat e te keqijat e zgjedhjeve qe ke bere ne momente kyce.

Opozita, as ne seancen e fundit parlamentare, nuk i votoi ligjet qe kerkojne 3/5, duke vene si kusht per miratimin e tyre, ndryshimet qe ata kerkojne ne reformen parlamentare. Si mendoni, si mund te dilet nga ky ngerc qe eshte krijuar serish ne politike, per shkak te qendrimeve te opozites?

Ky nuk eshte nje ngerc i krijuar serish, eshte ngerci artificial i vjeter, i promovuar qysh ne fillim te kesaj legjislature. Argumenti pretekst i krijimit te tensionit nderron shpesh, por mbetet ne thelb e njejta metode dhe i njejti qellim, perdorimi i fuqise bllokuese te se majtes per te penguar integrimin evropian te vendit. Ne fillim, preteksti ishin kutite, me pas nevoja per reflektim per pranveren arabe ne Shqiperi, me pas ishte Bashkia e Tiranes, tani jane gjithe postet e rendesishme shteterore qe i kane sherbyer me devocion qellimeve te opozites. Gjithmone gjendet nje argument per ta perdorur si mjet tregtie, ne kete rruge qe quhet integrim. Me gjithe kete talent qe ka per tregti, me ngjan se kryetari dashamires i mosintegrimit, ka ngaterruar zanat. Politika ka ne zemer te saj idealizmin, edhe pse shpesh vishet me kompromise e akte te natyres thellesisht materiale, dhe Edi Rama tashme ka humbur cdo shenje te dikurshme idealizmi, eshte thjesht nje biznesmen i pasuksesshem. Nje biznesmen, i cili shume shpesh, bie pre e dredhive te vogla te stisura me kujdes prej atij vete.

Sa do e pengoje qendrimi bllokues i PS, marrjen e statusit si vend kandidat per ne BE, kur dihet se miratimi i ketyre ligjeve dhe zgjedhja e Avokatit te Popullit, jane dy nga kushtet e vena nga BE?

Nje pjese e madhe e rekomandimeve te BE-se, ka ne thelb te saj bashkeveprimin e forcave politike ne vend. Permiresimi i klimes politike ne vend, votimi i ligjeve me 3/5, emerimi i avokatit te popullit, reforma e gjyqesorit, heqja e imunitetit te zyrtareve te larte. Thene me qarte, secila nga forcat politike ka pushtet veto-je ne kete proces.

Kjo per dy arsye: e para, eshte se per t'u permbushur standardet me qellim qe vendi te meritoje anetaresimin ne familjen e kombeve te zhvilluara, do duhet nje fokus i njesuar i te gjithe elementeve te rendesishem shqiptare. Ky duhet te jete nje fokus per nga progresi dhe nga deshira per te lene prapa ate prapambetje qe kemi trasheguar, nga nje pushtim i gjate otoman e nga nje diktature e eger komuniste, dy nga momentet e medha dramatike historike qe e kane privuar vendin nga nje histori moderne politike e sociale. Kjo nuk eshte dekike kohe, qe mund te shlyhet nga nje qeverisje e mire a e keqe ne nje moment kohe te caktuar. Ky eshte nje proces qe kerkon nje reflektim te thelle kombetar te gjithe shqiptareve, te gjithe forcave politike e gjithe religjioneve. Nuk eshte thjesht ceshtje votimesh, mosvotimesh a sherrnajash. Kerkohet nje vetedije e re kombetare, nje prej atyre shnderrimeve qe te na beje te kuptojme se mbi fatin tim dhe tendin, mbi fatin e pushtetit te sotem e te neserm, qendron ardhmeria e nje kombi, qendron perkatesia e tij ne familjen e kombeve te zhvilluara evropiane, si rrenje historike natyrale e ketij kombi. Per sa kohe, qofte edhe nje prej ketyre elementeve, nuk do njehsohen me kete fokus ardhmerie evropiane, te gjithe jemi te denuar te qendrojme ne kapercyell.

Se dyti, duke zbritur ne kushtet konkrete te vendosura, nuk jane thjesht detyrime, qe duhet te na ulin bashke te gjithe paleve, por standarde te domosdoshme per nje vend aspirant ne BE. Duhet permiresuar kuadri ligjor, duhen plotesuar vendet vakante te institucioneve te pavarura, duhet bere nje pune e madhe me qellim permiresimin e punes se gjyqesorit, i cili eshte kthyer ne nje problem te madh, pasi duhet te jete garant per gjithe sistemin, nderkohe qe eshte totalisht i perfshire nga nje fryme klienteliste, e ne dispozicion te perspektivave te caktuara, per ardhmeri politike te mundshme te krereve te saj. Nese nuk ka bashkepunim, nuk ka standarde e nese nuk ka standarde, as nuk ka e as nuk e meritojme statusin e vendit anetar te BE-se.

Ne fillim te muajit tetor, pritet pergjigja nga Brukseli per kerkesen qe Shqiperia ka bere, per statusin e vendit kandidat. Si mendoni, cila do te jete pergjigja e BE?

Sic e thashe edhe me siper, statusi duhet merituar. Ne nuk i kemi plotesuar kushtet e vendosura, sepse opozita nuk ka pranuar t'i bashkengjitet filozofise progresiste evropiane. Ne keto kushte, me teper se te flitet per kohe konkrete per marrjen e statusit, do te duhet te shtrojme pyetjen se kur do te vendose Partia Socialiste te ndryshoje mentalitet dhe te kuptoje se ka ikur pergjithmone koha, kur gjysma e kombit merr hak ndaj gjysmes tjeter te tij. Dikur, pushtetaret, komunistet, e drejtuan vendin perkrah idealeve te mbrapshta te lindjes se kuqe. Sot, socialistet po deshmojne se nuk mund te ndahen dot nga e njejta filozofi hakmarrese e anti-evropiane e fillesave komuniste. Te marresh hak ndaj shqiptareve, sepse nuk je votuar per te qene kryeminister, eshte thuajse njelloj e mbrapshte, si pushteti qe dikur vendoste qe Shqiperia te ishte anetare e traktatit te Varshaves. Ne akte finale te dyja zgjedhjet sjellin te njejtat pasoja.

Pritet te nise puna per reformen zgjedhore, tani jane percaktuar dhe perfaqesuesit e PD-se dhe PS-se. Mendoni se kjo reforme, kete here, do te mbyllet ne kohe dhe jo 2 muaj para zgjedhjeve, sic ka ndodhur deri me tani?

Nese ceshtja e reformes do te varet thjesht nga teknikalitetet, besoj se do kemi nje produkt shume te mire, cilesor e te perfunduar ne kohe optimale. Por, kur kjo nisme ofrohet si pjese e dhjeteshes, merre ose lere te gjithen, kur pjese e dhjeteshes behen te gjitha shkreptimat e para te mendimit parapolitik, qe gelon ne nje mendje qysh prej wikileaks-it e deri tek konsensusi per dorezimin e pushtetit ne tavoline opozites, atehere natyrshem lindin dyshime per suksesin e procesit. Deri tani kemi pare nje distance te madhe mes deklaratave dhe veprimeve te opozites, brenda nje periudhe kohe fare te shkurter. Nje mungese e tille koherence, heq cdo mundesi parashikimesh afatmesme e afatgjata, ndaj pyetja e mesiperme mbetet pjese integrale e asaj qe do te ndodhe ne politiken shqiptare. Eshte deshperuese te mendosh qe gjithe sakrificat e bera nga breza te tere mendimtaresh, patriotesh e luftetaresh per te krijuar nje shtet shqiptar te forte, te vertete e te zhvilluar, mund te zhbehen vetem nga teka e nje burri, qe nuk heq dot dore nga te qenit Piter Pan!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›