Tavo: Prioritet prokurimet e barnave
Tiranë- Menjëherë sapo ka marrë postin e ministrit të Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se do të merren masa mbi zvarritjen e tenderave për blerjen e medikamenteve.
Ai është shprehur se kjo do të arrihet nëpërmjet prokurimeve publike, ndërsa tha se do të vijojnë reformat dhe programi i mëparshëm i Ministrisë.
Gjithashtu ai tha se nuk do të ketë ndryshime edhe në staf, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e tyre për mbylljen e reformave.
Vangjel Tavo zëvendësoi Petrit Vasilin, i cli nuk ka marrë asnjë post me ndryshimet e reja në qeveri, duke qëndruar pjesë e stafit të LSI- së.