E Diel, 1 Nëntor 2026

Tavo: Zgjedhja e Presidentit, sipas Kushtetutës

14-06-2012 / Gazeta 55

Anëtari i kryesisë së LSI vlerëson personalitetin e Presidentit të sapozgjedhur, Bujar Nishani

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, deputeti Vangjel Tavo, ka theksuar se zgjedhja e kreut të ri të shtetit, Bujar Nishani, është kryer në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit.
Tavo, vlerësoi personalitetin e Presidentit Nishani. “Presidenti Nishani është një figurë që i ka dhënë shumë vendit në institucionet që ka drejtuar dhe është zgjedhur në rregullsi të plotë të kushtetutës së Shqipërisë”, deklaroi Nishani.
Ai ka deklaruar gjithashtu do të kishte dashur që Fatos Nanos, lideri historik i Partisë Socialiste, të ishte kandidat për president, por i takonte PS-së ta propozonte, gjë që nuk e bëri.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›