Taxhikistani liron me kusht, gazetarin e BBC-së
Prokurori i përgjithshëm i Taxhikistanit, tha se ka urdhëruar lirimin e një gazetari të BBC-së, i burgosur muajin e kaluar nën akuzat se i takon një grupi të ndaluar islamik.
Prokurori Sherkon Salimzoda tha se Urunboi Usmonov është liruar me kusht, por më tej, ai do te përballet me ndjekje penale.
Usmonov është arrestuar muajin e kaluar nën akuzat se i takon grupit të ndaluar Hizb-ut-Tahrir.
Kolegët e tij thonë se lidhja e Usmonovit me këtë grup, ka pasur të bëjë me punën e tij si gazetar.