Kamerun: Mërdok të paraqitet para parlamentit

Rupert Mërdok i “News Corp” dhe djali i tij, duhet të paraqiten në seancën dëgjimore mbi skandalin e përgjimit para komisionit parlamentar javën e ardhshme. Kështu ka thënë kryeministri, Dejvid Kamerun përmes zëdhënësit të tij.
“Ai i ka bërë shumë të qarta pikëpamjet e tij në lidhje me këtë çështje dhe ai mendon se ata duhet të paraqiten”, ka thënë zëdhënësi.