Taylor Swift nderohet në Teen Choice Awards
Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 11:16
Këngëtarja Taylor Swift është nderuar me trofeun e ‘Ultimate Choice” para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Teen Choice Awards” për vitin 2011. Swift është nominuar edhe për gjashtë çmime të tjera, duke përfshirë edhe atë të aktores më të mirë.
Krijuesja e hitit “Love Story” u nderua me këtë çmim për kontributin e jashtëzakonshëm në industrinë e argëtimit. Fituesit e mëparshëm që tani janë yje, kanë qenë Justin Timberlake, Britney Spears dhe Reese Witherspoon.
Teen Choice Awards nderon arritjet më të mëdha në muzikë, film, sport, televizion, modë dhe votohet nga adoleshentët e moshës 13-19.