E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Ndërhyrja në Veri, një mision i përkryer'

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 19:23

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se institucionet e Kosovës tani kanë kontrollin e plotë në tërë territorin e vendit, përfshirë këtu edhe pikat kufitare me Serbinë në veri, ku për herë të parë pas 12 vitesh është arritur që të kryhet kontrolli i mallrave dhe i njerëzve që qarkullojnë në këtë pjesë.

Në një intervistë për Albanian Screen, Pacolli konfirmon vendosmërinë e qeverisë për të mos u zmbrapsur nga vendimi për të vendosur autoritetin e saj në çdo cep të Kosovës.

“Ndoshta është ky vendim i vonuar, por sidoqoftë nëse përkryhet nuk është vonë. Ky mision është i përkryer. Kjo pjesë e territorit të Kosovës tani është nën kontrollin e Kosovës. KFOR-i është prezent atje. Për gjithë ato vite ka qenë një vend ku kanë lëvizur njerëz të padëshiruar, kanë lëvizur bandat e ndryshme, kemi pasur lëvizje të mallrat e kontrabanduar dhe asgjë nuk kemi pasur nën kontroll. Tani e kemi kontrollin. Kontrollojmë kufijtë e shtetit tonë, kontrollojmë qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Kjo na bënë që të punojmë edhe më tepër që ta zgjidhim edhe problemin politik të veriut, që në muajt e ardhshëm ta kthejmë edhe këtë pjesë nën kontroll”, pohon Pacolli, Zv/Kryeministri i parë i Kosovës.

Pacolli e cilëson të paligjshëm qëndrimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe paralajmëron ballafaqimin e tyre me ligjin. Ai thotë se Beogradi duhet t’i kthehet tryezës së bisedimeve në mënyrë të civilizuar dhe të mos ëndërrojë se do të ketë kthim prapa.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës thotë se tani masat e reciprocitetit me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën të vendosura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po zbatohen 100 për qind në tërë territorin e Kosovës. Për këtë ai thotë se ndihet krenar, pasi Kushtetuta është e shenjtë dhe duhet të zbatohet në përpikëri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›