Man Utd mposht Barcelonën

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 15:42
Manchester United mori një dozë të vogël të hakmarrjes ndaj Barcelonës, duke e mposhtur 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Washington DC të shtunën.
Nani i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi në pjesën e parë, duke shënuar pas asistimit të Danny Welbeck, por Thiago barazoi pas fillimit të pjesës së dytë duke realizuar me një goditje nga distanca.
Por, sulmuesi Michael Owen shënoi golin e fitores për Manchester Unitedin.
Barcelona e mposhti Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley me rezultat 3-1.