Të ‘fortit’ nuk lejojnë befasi
Në çerekfinale të Kupës së Kosovës nuk ka pasur asnjë befasi. Ekipet e Superligës, Hysi, Trepça ’89, Prishtina dhe Ferizaj Nga Liga e parë arritën të kualifikohen në gjysmëfinale të këtij trofeu.
Lideri i Superligës, Prishtina me rezultat minimal 0:1 ka mundur Istogun në shtëpi dhe ka avancuar tutje. Ndërsa Trepça ’89 ka shkelur Ramiz Sadikun, duke e mundur me rezultat të thellë 0:6.
Kurse Skuadra e Hysit pa u djersitur fare është kualifikuar në gjysmëfinale. Skuadra e KEK’ut nuk ka udhëtuar fare në Merdar për ta zhvilluar ndeshjen kundër bardhezinjve, ashtu siç kishte paralajmëruar pasi është e pakënaqur me referat në xhirot e fundit.
Ekipi i vetëm nga Liga e parë që ka ‘mbijetuar’ është Ferizaj, e cila befasoi Feronikelnin, duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 1:2.
Rezultatet - Kupa e Kosovës
Feronikeli – Ferizaj 1:2
Istogu – Prishtina 0:1
R.Sadiku – Trepça’89 0:6
Hysi – KEK-u nuk u zhvillua