E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderi amerikan Buffet u diagnostikua me kancer

Miliarderi dhe biznesmeni amerikan, Woren Buffet, është diagnostikuar me shkallë të hershme të kancerit të prostatës.

Shefi 81 vjeçar i kompanisë Berkshire Hathaway Inc këtë njoftim e bëri në një letër të hapur për aksionarët. Me këtë rast ai ka shkruar se diagnoza ishte bërë më 11 prill dhe se kjo gjë “nuk është kërcënim i menjëhershëm për jetën”.

Ai ta treguar se mjekët i kanë përshkruar trajtimin dymujor, i cili do të filloj në korrik.

Woren Buffet është njeri nga njerëzit më të pasur në botë, me një pasuri prej 40 miliardë dollarësh dhe është një filantropist i mirënjohur.

Përkundër pasurisë së këtillë, ai ende jeton në një qytet të vogël të pjesës së mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara, ku ishte lindur, në një shtëpi, që e ka blerë në vitin 1958.

Vitin e kaluar ai e bëri një deklaratë e cila ishte befasuese, pasi u ankua se është jokorrekte që ai paguan më pak tatim se sa sekretari i tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›