E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia shkatërrohet : 5-0 nga Napoli

Vllaznia zhgënjeu me Napolin në "Sapo Paolo", duke humbur thellësisht 5-0 e mbyllur në mënyrën më të shëmtuar aventurën e mëtejshme në Kupën UEFA.
Duke parë edhe humbjen 0-3 në "Loro Borici", napolitanët e Edi Rejës realizuan plot tetë gola në dy takime pa pësuar asnjë të tillë.
Vllaznia rezistoi deri në minutën e 41-të, kur Rinaudo (dy gola në këtë takim) realizoi golin e parë, që mbylli edhe pjesën e parë 1-0.
Në të dytën napolitanët shpërthyen, teksa brenda dy minutash shënuan golin e dytë (Pia 51') e të tretin (Rinaudo 53').
Fundi i takimit pati kohë edhe për dy gola të tjerë "axurr": zëvendësuesi Laveci realizoi në të 79' dhe Hamshik mbylli llogaritë në të 86'.
Në fakt, duhet thënë se për trajnerin e Vllaznisë, Agim Canaj, u ndjenë shumë mungesat e Sukajt, Likës e Telit, teksa dhe Vioresin Sinani pak prodhoi i vetëm në sulm.
Gjithsesi, për Vllazninë Napoli do të mbetet një kujtim i bukur historik, pasi do të hyjë pa dyshim në historinë e klubit përballja me një ekip të Serisë A, i treti në statistikat e klubeve shqiptarë, parë faktin se Partizani është ndeshur me Torinon e Teuta është përballur me Parmën.
Vllaznia të dielën do të përballet në javën e dytë të kampionatit shqiptar me Partizanin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›