Super Duro, dy gola e kualifikim

Klodian Duro, me dy golat e tij kundër AEK-ut (2-2), që sollën edhe kualifikimin historik të Omonias Nikosias në turin e tretë të Kupës UEFA do të mbahet mend në ishullin e Qipros. Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi në minutat 10 e 70, duke bërë të pavlefshëm golat e miqve grekë: Blanko në të 16' e Pavlis në të 89'. Omonia kishte fituar takimin e parë në Athinë me rezultatin 1-0.