E Diel, 1 Nëntor 2026

Te Kotbusi, kush flet kundër gjobitetKush e tejkalon me grindjet me shokët e skuadrës apo flet hapur kundër politikave të klubit ndëshkohet

Situata në shtëpinë e Energi Kotbusit nuk është ndër më të mirat. DPA, agjencia gjermane e lajmeve, kujton grindjen midis Dimitar Rangelovit e Ervin Skelës dhe përmend deklarimin e presidentit të Eneri Kutbisit, Ulriq Lepsh, për gjoba drastike në rast përsëritje. Madje kush guxon të kalojë kufirin e pret një ndëshkim shembullor. Shembulli flet qartë. Lojtari i Kombëtares maqedonase, Igor Mitreski për kritikat e tij të hapura ndaj klubit gjerman u gjobit me 10 mijë euro dhe pezullim me afat të papërcaktuar. Deklarata e Mitrevskit te “Kicker”: “Në klub mbizotëron një atmosferë e keqe. Ne nuk kemi më një grup të bashkuar lojtarësh ashtu si sezonin e kaluar. Nëse nuk blejmë lojtarë të rinj në merkaton dimërore ne do të zbresim nga kategoria”. Mitrevski kishte një kontratë deri në vitin 201, por nuk është i vetmi lojtar i kritikuar.

E Enjte, 06 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›