E Diel, 1 Nëntor 2026

Abraham, rikthim në tokën ku shijoi titullin e parë Mbrojtësi nigerian i Tiranës synon trofeun e katërt. Më parë ka fituar me Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) e Dinamon (20007-2008)

“Fatin ma vendos Zoti”. Nigeriani Abraham Alechenwu, mbajtësi i një rekordi unikal në Shqipëri për futbollistët e huaj të aktivizuar në vendin tonë përsa i përket titujve kampion, 3 të tillë me tre skuadra të ndryshme, dhe për më tepër në vazhdimësi: Elbasanin (2005-2006), Tiranën (2006-2007) e Dinamon (20007-2008), synon me skuadrën e tij aktuale Tiranën të thellojë rekordin e tij e të lërë gjurmë në librin e artë të statistikave të futbollit shqiptar.

Mbrojtësi i majtë, i cili nisi karrierën e tij në Ersekë me Gramozin, do të luajë të dielën pikërisht kundër ish-skuadrës së parë me të cilin ai u shpall kampion, Elbasanit.

Dy skuadrat pas nëntë javësh i ndan një diferencë e qartë pikësh (+7 për Tiranën) e nigeriani beson se edhe në “Ruzhdi Bizhuta”, Tirana e tij do t’ia dalë të mos pësojë humbjen e parë sezonale.

Elbasani ka një statistikë shumë harmonikë në 9 javët e para: 3 fitore, 3 barazime e 3 humbje (golat 5-5), por duket se ka të vështirë të përballojë kryesuesit e kampionatit, për shkak të situatës së paqartë që po e shoqëron klubin verdheblu.

E Enjte, 06 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›