Cana, i mërzitur nga mbrojtjaKapiteni shqiptar i Marsejës shpreson se vendosja artificiale e tij në mbrojtje të marrë fund shpejt

Emri që përmendet më shumë te Marseja është ai i Lorik Canës. Arsyeja është e thjeshtë. Gjatë katër ndeshjeve të fundit të Olimpikut të Marsejës, mesfushori shqiptar është përdorur si qendërmbrojtës. Në fakt, ka qenë një zgjedhje e detyruar e trajnerit Erik Gerets, duke parë dhe dëmtimin e Ronald Zubarit dhe formës të pamjaftueshme të Elaminë Erbat.
Nëse nuk do të kishin ndodhur këto situta, Lorik Cana, sipas faqes franceze myfreesports.fr, nuk do të dëshironte kurrë të luante në mbrojtje, por në vendin e tij të dëshiruar, zonën shkatërruese të mesfushës. “Për momentin, vendosja ime në qendër të mbrojtjes nuk është gjë tjetër veçse një zgjidhje e momentti, në pritje të kthimit të Ronald (Zubar) pas një kohe të shkurtër dhe sidomos të Zhylien Rodriguezit, i cili së shpejti do të jetë në fushë”, - citohet Cana nga faqja franceze.
Në mesfushë Caan është i padiskutueshëm për vlerat dhe kontributin e tij, por në mbrojtje ka shfaqur disa pasiguri që i kanë kushtuar jo pak ekipit të tij. Media elektronike franceze përmend si rastin më flagrant humbjen e rendë të Marsejës 2-4 kundër Paris Sën Zhermenit, në të cilën Cana bëhet fajtor për tre nga katër golat e pësuar. Në kundërt, kur ai ka luajtur në rolin e tij natyral në mesfushë, Marseja ka pësuar shumë pak gola. Lojtari më seksi i Ligës së parë franceze dëshiron tani më shumë mesfushën. Ndihet i lodhur nga mbrojtja.
E Enjte, 06 Nentor 2008