E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të Pagjeturit, Marnjak: Kërkime në 30 lokacione për 2012

Në Ditën Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë, shefi i misionit EULEKS, Ksavije de Marnjak, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të bëhen kërkime në 30 lokacione përkatëse.

Më tej, siç njoftoi misioni EULEKS, “ 1781 persona vazhdojnë të gjenden në listën e të pagjeturve nga konflikti në Kosovë”.

Për këtë arsye, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, thekson se EULEKS po ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, në përpjekje për të zbardhur fatin e të pagjeturve.

“13 vite pas ngjarjeve tragjike, që morën shumë jetë njerëzore, familjeve u janë kthyer mbetjet mortore të rreth 300 personave”, thotë zoti Marnjak, dhe shton se “ky është rezultat i kërkimeve intensive dhe tri sezoneve të punës në terren, me gjithsej 310 operacione në terren”.

Po sipas njoftimit, më shumë se 1300 mostra janë dërguar për analizën e ADN-së.

Përpara nesh gjenden shumë sfida, thotë Marnjak, por “EULEKS do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm DML-në, në përpjekje për zbardhjen e fatit të atyre që nuk janë gjetur ende”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›