E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mocion mosbesimi në Rumani, bie qeveria Ungureanu

Parlamenti i Rumanisë ka rrëzuar sot qeverinë kryeministrit Mihai Razvan Ungureanu, përmes një mosbesimi.

Për propozimin e opozitës së bashkuar votuan 236 deputetë, gjë që ishte e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë, e cila qëndroi në në pushtet vetëm për dy muaj.

Opozita, që udhëhiqet nga Partia Socialdemokrate, bëri kërkesë për shpalljen e mosbesimit, për arsye se qeveria ka vendosur që t`iu shesë të huajve kompaninë më të madhe të bakrit në vend si dhe disa firma të fushës së energjetikës.

Tashmë i mbetet presidentit Traian Basescu, të shpallë mandatarin e ri për formimin e qeverisë së ardhshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›