E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropa rrit presionin ndaj Ukrainës për Timoshenkon

51-vjeçarja Julia Timoshenko u dënua në 2011-ën me 7 vite burg për korrupsion gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje gazi me Rusinë. Ajo pretendon se është rrahur nga një gardian të premten teksa po transferohej për në një spital ku do të ekzaminohej. Që prej atij momenti, ish-liderja e “Revolucionit Portokalli” ka hyrë në grevë urie. Timoshenko i mohon të gjitha akuzat kundër saj, duke i cilësuar si hakmarrje politike e Presidentit Viktor Janukoviç, i cili e mundi në garën presidenciale të para dy viteve.

Sipas një njoftimi të publikuar në uebsajtin e saj, Timoshenko vuan nga dhimbje në shpinë porse refuzon edhe trajtimin mjekësor.

Presidenti Gjerman, Joachim Gauck, anuloi dje një vizitë të planifikuar në Ukrainë (të planifikuar për në muajin qershor, kur do të ndiqte ndeshjet e Gjermanisë në kampionatin Evropian) pas shqetësimeve lidhur me trajtimin e ish-kryeministres Timoshenko. Po ashtu, ministri rus, i punëve të jashtme, në një lëvizje të pazakontë, u kërkoi autoriteteve ukrainase “ta trajtojnë me njerëzillëk” Timoshenkon. Ministria ruse e Punëve të Jashtme thotë se Timoshenko ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

Gjatë ditës së djeshme, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Katherine Ashton, i kërkoi Kievit zyrtar të lejonte ambasadoren e BE-së në Ukrainë që të vizitonte ish-kryeministren në burg.

Zv/Presidentja dhe komisionerja evropiane për Drejtësinë dhe të Drejtat Themelore, Viviane Reding, raportohet se i ka shkruar Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini ku i ka kërkuar që të përdorë kampionatin evropian të futbollit (i cili parashikohet të fillojnë me 8 qershor në Ukrainë dhe Poloni).

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-27 12:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›