E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia spanjolle “në krizë të madhe” pas zhvlerësimit

Norma e papunësisë në Spanjë ka arritur në 24% në tremujorin e parë të vitit, çka përbën nivelin më të lartë që prej viteve 1990 dhe një nga normat e papunësisë më të mëdha në botë.

“Të dhënat janë të tmerrshme për çdocilin dhe të tmerrshme për qeverinë…Spanja është në një krizë të përmasave të mëdha”, tha ministri Jose Manuel Garcia-Margallo gjatë një interviste në radio.

“Standard and Poor's” paralajmëroi disa orë më parë se kreditë e këqija do të rriten në bankat spanjolle dhe i bëri thirrje Evropës të ndërmarrë veprime për të inkurajuar rritjen./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-27 15:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›