E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, shpërthimi vret 9 persona në Damask

Raportet fajësojnë një kamikaze për shpërthimin afër një xhamie në zonën Midan.

Televizioni shtetëror tha se të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur nga shëprthimi.

Incidenti vjen pak orë pasi Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se qeveria siriane nuk po zbaton detyrimet e planit ndërkombëtar.

Ban kërkoi që Damasku të përmbushë detyrimet e tij pa vonesa.

Televizioni shtetëror tha se në mesin e viktimave kishte civilë dhe anëtarë të forcave të Sigurisë dhe për të fajësoi “terroristët” opozitarë./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-27 15:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›