Të afërmit e Lule Bibës: Hyseni pagoi që të dilte si i sëmurë
TIRANE - Dy ditë më parë, familjarët e Lule Bibës (Peposhi), kanë ngritur akuzat se dhëndri i tyre ka paguar para për të nxjerrë raportin si i sëmurë, pasi sipas tyre ai nuk ka shfaqur asnjë problem. Familja Peposhi mohon që Hysen Biba të ketë pasur probleme mendore, pasi në të kundërt ata deklarojnë se nuk do ta martonin vajzën.
Sipas tyre, raporti është blerë me para nga ana e Hysen Bibës dhe tezes e dajës së tij. “Ai bashkë me dajën dhe tezen kanë përgatitur gjithçka dhe kanë paguar para për të nxjerrë raportin sikur është i sëmurë mendor, për të shpëtuar më pas. Një person që bën këto veprime dhe i mendon të gjitha, nuk mund të jetë i sëmurë. Edhe nëpër gazeta dhe televizione kanë dalë të afërm të tij që kanë thënë që ai është i sëmurë, duke u munduar që t’i bindin të gjithë që ai ka probleme mendore dhe të lirohet nga burgu.”,– deklaron njëri prej familjarëve të vajzës.
I pyetur në lidhje me konfliktet mes vajzës së tij dhe dhëndrit, Hysen Peposhi ka deklaruar se ata kishin konflikte të shpeshta, por që në shumicën e rasteve qetësoheshin pas disa ditësh. “Kishin konflikte si të gjitha çiftet dhe sa herë që grindeshin unë shkoja dhe e takoja dhe e pyesja se për çfarë arsyeje ishin grindur. E pyesja nëse kishte gjë me mua ose me vajzën, por ai përgjigjej se nuk kishte asgjë me ne, por e kishte me veten e tij.”,– deklaron Hysen Peposhi.
Ndërkaq, djali i xhaxhait i Lule Bibës (Peposhi) është shprehur se Hysen Biba me ta ishte shumë korrekt dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë ose probleme shëndetësore. “Si mund të lëvizte me makinë gjithë kohës një person me probleme mendore dhe të mos bënte asnjë aksident? Fjalët që janë thënë se ai ishte i sëmurë janë të kota, pasi nëse do ishte e vërtetë, ne do ta kishim kuptuar një gjë të tillë”,– tregon djali i xhaxhait i Lule Peposhit.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)