E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, rreh djalin e ish-gruan, arrestohet 50-vjeçari

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë mbi djalin e tij 17-vjeçar, si dhe ish-bashkëshorten. Bëhet fjalë për Namik Zaçen nga qyteti i Fierit, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës, pas denoncimit të bërë nga dy të dëmtuarit.

Sipas policisë lokale, Zaçe kishte 6 muaj që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij, me të cilën kanë një djalë 17 vjeç, Fatjonin. Mësohet se pasditen e së martës, 50-vjeçari ka shkuar tek banesa e ish-gruas në Mbrostar Ferko dhe ka tentuar që të hyjë brenda, por nuk është lejuar nga i biri.

I indinjuar, Namik Zaçe ka goditur djalin e tij, por edhe ish-bashkëshorten, e cila ka tentuar që të mbrojë të birin. Nënë e bir kanë shkuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa blutë kanë prangosur agresorin.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›