E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çalja, i 9-ti në Olimpiadë, dështim për Daniel Godellin

LONDER- Briken Çalja ka zënë një vend të nëntë të kënaqshëm në Lojërat Olimpike të Pekinit. Peshëngritësi nga Elbasani ka ngritur 320 kg në dygarësh, një paraqitje afër mesatares së tij, duke bërë që ai të jetë sportisti i vetëm shqiptar që nuk ka zhgënjyer pritshmëritë. 

Çalja mund të kishte shkuar dy vende më lart në rast se në stilin e shkëputjes do të kishte ngritur një nga provat prej 146 kg, por ai dështoi në të dyja, duke e mbyllur këtë stil me 143 kg. Në shtytje, ai ngriti 177 kg.

Ndërkohë, një zhgënjim total për Daniel Godellin, që nuk u klasifikua fare, pasi në shkëputje dështoi në të treja provat. Edhe pse pritej shumë prej tij, Godelli ka gabuar totalisht strategji. Ndërkohë, në not, Sidni Hoxha u rendit i 37-ti në 100 m stil i lirë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›