Të ankohesh për gjithçka? Bëje përmes muzikës
Të kënaqur për gjithçka? E kundërta. Ankohemi vazhdimisht: për politikën, për shefin, për bankat, çmimet, gazetat, fqinjët. Një motiv për t’u ankuar ezkiston gjithmonë. Por si thuash këtë? Një mënyrë është duke hapur një blog në internet ku mund të protestosh çdo ditë. Me kohë mund të rezultojë i bezdisshëm dhe shpesh i kotë. Megjithatë, ekziston një mënyrë më e bukur: “kori i ankesave”. Janë gjithmonë e më të shumtë dhe gjë e tillë mund të gjehet në Këln, në Gjermani. Njëqind qytetarë gjermanë të acaruar nga jeta e përditshme i shndërrojnë ankesat e tyre në zbavitje dhe ironi.
Nën këtë këndvështrim kanë formuar një kor për t’u ankuar. Në të bëjnë pjesë shtëpiake, pensionistë, por edhe të rinj beqarë apo menaxherë në karrierë. Mund t’i gjesh në qendrat qytetare apo në parqe publike ku shfryjnë për të gjitha gjendjet e tyre shpirtërore. Duan të provokojnë, por edhe të zbaviten. Çdokush mund të marrë pjesë.
Në më të shumtën e rasteve, teksti është improvizim, por nuk mungojnë edhe fjalë të ashpra: vonesat e shërbimeve publike, një kapuçino e ftohtë, zhurma e celularëve etj. Domethënë, është për të gjitha llojet e “shijeve”. Kompozitori i Këlnit Vofgang Kets ka mbledhur këtë verë në internet mbi 700 ankesa në këngë dhe i ka mledhur në vëllimin “Kori i ankesave të Këlnit”.
Ndërkaq, shtohen koret e ankesave që po formohen në shumë qytete të globit: nga Budapesti në Melburn, deri në Çikago, Shën Pjetërburg dhe Birmingam. “Të këndosh në një nga këto kore është shumë më mirë se të këndosh në dush”, thotë Kets. Prej disa muaj edhe në Firence të Italisë ka filluar Kori i Ankesave.