Zvicra refuzon ambasadorin kosovar
“Ministria e Jashtme mori një informacion nga qeveria zviceriane se Naim Malaj nuk mirëpritet si ambassador në Bern”, u shpreh këshilltarja për mediat e Ministrisë së Jashtme kosovare për AFP-në.
“Për refuzimin nuk u dha asnjë arsye”, u shpreh ajo, duke vazhduar se Ministria e Jashtme i dërgoi dy letra përfaqësuesit zvicerian në Prishtinë për të akredituar Malën, por emri i tij nuk u pranua.
Mala ishte mes 10 përfaqësuesve të parë diplomatikë të emëruar nga preësidenti Fatmir Sejdiu, kryesisht në kryeqytetet perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia, pas shpalljes së njëanshme në shkurt.
Sipas mediave, caktimi i tij u refuzua sepse Mala ishte i regjistruar nga policia zviceriane.
AFP