E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, protesta për kthimin e pronave

Banorë të zonës së Orikumit dhe të fshatit Dukat protestuan sot në mënyrë paqësore për çështjen e pronave të tyre, të cilat rrezikojnë t’u vidhen.

Me dhjetëra banorë dalë në urën hyrëse të Orikumit dhe me banderola në duar i drejtuan mesazhe qeverisë dhe kryeministrit Berisha për të zgjidhur çështjen e pronave të tyre. Banorët vijojnë prej kohësh të kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, pasi, sipas tyre, po u merret prona e të parëve padrejtësisht.

Ata kërcënuan me protesta të mëtejshme, ndërsa deklaruan se në rast mospërgjigjeje do të bllokojnë rrugën nacionale, madje edhe do të bojkotojnë zgjedhjet e vitit 2009.

Protestuesit u shprehën se i kanë drejtuar një peticion kryeministrit të venditm, që sipas tyre, duhet të mbajë premtimin për zgjidhjen e çështjes së pronave në Orikum.

Revoltimi i banorëve ka ardhur pas dhënies në koncension të 100 ha tokë një firme siciliane, e cila do të ndërtojë në këtë zonë një impiant energjitik gjigant me mullinj me erë. Ata thanë se qëllimi nuk ishte pengimi i projektit, por përfitimi i shpronësimit si pronarët e tokës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›